Haradinaj, Kusari-Lilës: Ke me ia kthye shpinën Kurtit sikur të tjerëve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj derisa ka replikuar ndaj kryeministrit Albin Kurti, i është drejtuar deputetes së LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, duke i thënë se “ke me ia kthye shpinën Kurtit sikur të tjerëve”.


Ai madje tha se shpinën kryeministrit Kurtit do ia kthejnë edhe shumë të tjerë që po e mbrojnë.

“Mimozë edhe ti ki me ia kthye shpinën këtij hiq, mos ke dert. Edhe shumë të tjerë si ua ke kthyer tjerëve rend keni me ia kthye shpinën, krejt keni me ia kthye shpinën, edhe këta që e mbrojnë se nuk është hera e pare”, theksoi Haradinaj.

E lidhur me ndërhyrjen e ministrit të Financave, Hekuran Murati karshi tij, deputeti i AAK-së, tha se të bëjnë ndërhyrje por jo prapa shpine.

“Ndërhyrja bëni po mos ndërhyni pas shpine, hajdeni në foltore dhe ne jemi përballë edhe ne iu ndërhyjmë përballë kjo pas shpine e ka një domethënie të keqe”.

Kundër replikë karshi fjalimit të kryeministrit Kurti, pati edhe kreu i PDK-së, Memli Krasniqi i cili tha se mirë që doli në foltore, sepse nganjëherë “po fshihet pas argatëve të tij”.

“Mirë që dole kryeministër se nganjëherë po fshihesh pas këtyre argatëve tuaj. Mësoni nga pak se nuk kanë nevojë me t’u dëshmu këta sepse është duke i parë populli, dëshminë e tyre nuk kanë nevojë me të tregu se sa lojal janë sepse vetëm garën që e bëjnë këta me punu në këtë vend është se cili po të hynë në qejf ty ma shumë, në vend se me bë garë cili po bënë diçka me hedh dritë në këtë vend, këta garën e kanë kush po e lavdëron Albinin më shumë”, u shpreh Krasniqi.