Grupi i punës i Këshillit të BE-së përgjegjës për zgjerimin në një takim të përbashkët me anëtarët e NSEI dhe KÇE

Grupi i punës i Këshillit të BE-së përgjegjës për zgjerimin dhe vendet që janë në procesin e negociatave për anëtarësim në Union (COELA), sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, mbajti takim të përbashkët me anëtarët e Këshilli Nacional për EuroIntegrime (KNEI) dhe Komisioni për Çështjet Evropiane (KEP).
Në këtë ngjarje u diskutua për fillimin e negociatave të Republikës së Maqedonisë së Veriut me BE-në, me theks në fillimin e skriningut, ku anëtarët e grupit punues të Këshillit të BE-së për zgjerim theksuan se ky proces duhet të nënkuptojë gjithëpërfshirjen e institucioneve shtetërore, të të gjithë aktorëve politikë dhe të gjithë shoqërisë, me synim arritjen e qëllimit final – anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian.

Deputeti Aleksandar Nikolloski, kryetar i NSEI, tha se ky Këshill pasqyron grupet e ndryshme fetare, etnike dhe të interesit në shoqërinë maqedonase, të bashkuar rreth qëllimit të vetëm – anëtarësimit të vendit në BE. Nikolloski tha se KNEI që nga fillimi i formimit të tij dhe në fazën tjetër të procesit integrues do të vazhdojë të punojë drejt arritjes së anëtarësimit në BE.
Deputeti Arbër Ademi, kryetar i KÇE, theksoi se Maqedonia e Veriut këtë verë ka filluar negociatat me BE-në dhe tani fillon procesi i skriningut, i cili, siç tha ai, presim që të sjellë rezultate të rëndësishme. Kuvendi, tha Ademi, është ndër aktorët kyç në këtë proces dhe theksoi se politika e jashtme e Maqedonisë së Veriut është në përputhje me politikën e jashtme të BE-së.
Ambasadori i BE-së në Maqedoninë e Veriut, David Geer, tha se prania e grupit të punës të Këshillit të BE-së në vend pasqyron transferimin e kompetencave nga Bashkimi në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, gjë që, tha ai, nuk do të kishte ndodhur nëse të dy vendet nuk kishin filluar negociatat për anëtarësim.

Procesi i negociatave, tha ambasadori Gir, nënkupton mobilizimin e gjithë shoqërisë dhe të gjithë deputetët duhet të punojnë së bashku, sepse, siç theksoi, parandalimi i mundshëm i reformave do ta ngadalësojë vendin në rrugën drejt Unionit.
Kryetari i Grupit Punues të Këshillit të BE-së përgjegjës për zgjerim tha se kjo vizitë nënkupton mbështetje për vendin në procesin e negociatave me BE-në dhe skriningut. Ai tha se kjo është një fazë e re dhe një moment i ri në procesin integrues evropian të Maqedonisë së Veriut, e cila, siç tha, nuk pret më fillimin e negociatave.
Delegati nga Franca përshëndeti përpjekjet për kompromise që u bënë, në mënyrë që, siç tha ai, brezat e ardhshëm të jetojnë në një shoqëri më të begatë.

Delegati nga Greqia vlerësoi se kjo ngjarje është shembull se si marrëdhëniet e mira fqinjësore mund të na çojnë së bashku në rrugën evropiane. Duhet të punojmë së bashku, tha ai, që qytetarët të respektojnë reformat që janë në dobi të tyre.