Grubi: Opozita shqiptare vazhdon bashkëpunimin me VMRO-në, në Shkup

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë duke folur për ndodhitë në Qytetin e Shkupit ka thënë se këshilltarët e BDI-së janë në bashkëpunim dhe koalicion me qytetarët. Ai tha se ata bëjnë marrëveshje parimore me Arsovskën për të realizuar projektet dhe premtimet për të mirën e Çairit.

Grubi ka thënë se me Arsovskën janë opozita shqiptare e cila vazhdon edhe më tutje të ketë koalicion me VMRO-në dhe Arsovskën sepse siç pohoi ASH-ja ende gëzon postin e nënkryetares së Shkupit.