Greva vazhdon thotë Jasharaj: Në takim me Kurtin, s’morëm asgjë pozitive

Asnjë hap tutje drejt ndërprerjes së grevës në sektorin e Arsimit, nuk është arritur, ka bërë të ditur kryetari i Këshillit Grevist të BSPK-së, Rrahman Jasharaj, pas përfundimit të takimit me krerët e Qeverisë së Kosovës, konkretisht me kryeministrin, Albin Kurti dhe ministrat përkatës të kësaj fushe, transmeton klankosova.tv.

”Asgjë e re nuk ndodhi. Asnjë lëvizje e re nga kalimi i kësaj situate. E lutëm shumë kryeministrin Kurti, ministrin Murati dhe ministren Nagavci, që ata të ofrojnë një lëvizje të re. Kjo lëvizje e re nuk ndodhi”.

”Arsyetimi i tyre ishte i zakonshëm, se dimri do të jetë i vështirë dhe e kemi pakon”.