Gjendja e rënduar shëndetësore e Mbretëreshës Elizabeth II/ Harry dhe Meghan nxitojnë për t’i qëndruar pranë

Pas njoftimit të Pallatit Buckingham se Mbretëresha Elizabeth II nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, Princi Harry dhe Meghan, Duka dhe Dukesha e Sussex, janë rrugës për në Balmoral të Skocisë ku ndodhet Mbretëresha 96-vjeçare.

Kjo do të thotë që Sussex-ët po tërhiqen nga një ngjarje bamirësie në Londër, ku ata kishin qenë të ftuarit kryesorë. Çifti kanë qenë gjithashtu në Gjermani për një ngjarje që ka të bëjë me Lojërat Invictus.

Pas tensioneve dhe mungesës së tyre në eventet familjare, ata do të takohen sërish me familjen në një mënyrë që nuk pritej.

Ndërkohë, disa minuta më parë një avion me shtatë anëtarë të familjes mbretërore është ulur në aeroportin e Aberdeen.

Nuk dihet se kush janë saktësisht anëtarët e familjes mbretërore në këtë avion, megjithëse dihet se Princi William, Princi Harry dhe Meghan, Princi Edward dhe Sophie dhe Princi Andrew po udhëtojnë të gjithë për në Balmoral./tvklan.al