Gërmimi i kriptovalutave duhet të ndalet, thotë kryeministri Kovaçevski

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në konferencën e sotme për shtyp pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë tha se duhet të ndërpritet gërmimi i kriptovalutave në vend, përcjell TV21. Kovaçevski tha se kjo është e padrejt pasi që energjia elektrike në vend aktualisht po subvencionohet.


“Kur i analizuam shpenzimin e energjisë elektrike, ka shtëpi të caktuara dhe persona juridik ku ka shpenzim enorm të lartë të energjisë elektrike dhe kjo është, ja mos të them 100%, por me shumë shancë për shkak të gërmimit të kriptovalutave, kjo duhet të ndërpritet, për shkak se ajo energji elektrike që përdoret në mënyërë enerme, është energji elektrike e subvencionuar nga të gjithë qytetarët”, tha mes tjerash Kovaçevski.

I pyetur se pse nuk po e ndalojnë me ligj, Kovaçevski tha se për momentin do të kenë vetëm apelim, ndërsa më vonë do të shihet edhe për zgjidhje ligjore.