FUSHATË PËR VOZITJEN E SIGURT TË TRAKTORIT DHE MAKINERIVE BUJQËSORE

Shtatori është muaji kur aktivitetet bujqësore zhvillohen më intensivisht, si vjelja e rrushit etj., që nënkupton se do të rritet numri i makinerive bujqësore që do të përfshihen në komunikacionin rrugor. Prandaj, KRSKRR-ja dhe MPB-ja po zbatojnë fushatën “Vozitja e sigurt e traktorit dhe makinerive bujqësore”.

Qëllimi i fushatës është ndërgjegjësimi për pjesëmarrjen e përgjegjshme dhe të barabartë në komunikacion të shoferëve të traktorëve dhe makinerive bujqësore, ndërgjegjësimi për vozitjen e traktorëve dhe makinerive të tjera të punës të rregulluara teknikisht dhe të regjistruara, ndërgjegjësimi për shikueshmërinë e tyre më të madhe në komunikacion, korrektësia e pajisjeve sinjalizuese të dritës, si dhe ndërgjegjësimi i shoferëve të traktorëve për respektimin e rregullave në komunikacion, por edhe ndërgjegjësimi i shoferëve të tjerë të mjeteve motorike për kujdes më të madh në komunikacion dhe respektimin nga ana e tyre të shoferëve të traktorëve dhe makinerive të tjera bujqësore si pjesëmarrës të barabartë në komunikacion.

Fushata do të realizohet në të gjithë territorin e vendit. KRSKRR-ja dhe MPB-ja do të organizojnë disa evenimente publike për komunikim të drejtpërdrejtë me shoferët e traktorëve dhe makinerive bujqësore, edukimi dhe paralajmërimi parandalues nga policia e komunikacionit për shoferët e traktorëve – për pjesëmarrjen e tyre të sigurt dhe të përgjegjshme në komunikacion dhe aktivitete të tjera.

KRSKRR-ja u bën thirrje shoferëve: Kushtojuni vëmendje traktorëve dhe makinerive bujqësore – edhe ata marrin pjesë në mënyrë të barabartë në komunikacion, ndërsa shoferëve që vozitin traktorë dhe makineri bujqësore, u rekomandon: Vozitni traktorë dhe makineri të tjera bujqësore të rregulluara teknikisht dhe të shënuara, të jini të dukshëm në komunikacion dhe respektoni rregullat. SIGURIA NË VEND TË PARË!