Frikë tek banorët, ujqërit zbresin në zonat e banuara, shqyejnë 8 qen

Banorët e Selanikut shprehen të shqetësuar nga sulmet e ujqërve që hyjnë në fshatra. Tetë ngordhje të qenve endacakë u regjistruan në fshatin Mikro Monastiri të Selanikut pasi u sulmuan nga ujqërit.

E qara e qenit të vogël thyen zemrat. Brutaliteti i sulmit është tronditës. Në videon e siguruar nga ANT1, shihet një ujk duke kafshuar një qen endacak dhe duke e mbytur.

Në total, tetë ngordhje të qenve endacakë nga ujqërit janë shënuar në fshatin Mikro Manastiri. Madje, raportohet se kafshë të egra janë shfaqur edhe në fshatin fqinj Loudias.
Banorët e zonës kërkojnë që të merren masa për të mos përsëritur këto fenomene tronditëse.