Festivali Ndërkombëtarë i Muzikës Klasike Kamertale – SKUPI KamerFest, Edicioni i V-të

Të hënën më 12 Shtator 2022, do të mbahet koncerti i dytë më radhë i Festivalit “SKUPI KamerFest”. Koncerti i titulluar “Balkan Art Stage” do të përfshijë pjesëmarrjen e 12-të instrumentistëve nga 8-të shtete të ndryshëm të Ballkanit.         

 “Balkan Art Stage” sjell para publikut shkupjan emra të njohur artistësh, të cilët janë pjesë aktive e skenës muzikore jo vetëm të shtetit të tyre, por edhe në rajon. Pjesë e këtij koncerti janë artistë të cilët karrierën e tyre profesionale e kanë krijuar si solistë, koncert mjeshtër, profesorë univerzitar, si dhe udhëheqës të grupeve në orkestrat nga shtetet që vijnë.

Mes tyre janë: Ljubisha Jovanovic (Republika e Sërbisë); Marija Gjoshevska; Giota Xenariou (Republika e Greqisë); Bojan Ilkoski; Nevila Kalaja (Republika e Shqipërisë); Sihana Badivuku; Rron Bakalli (Republika e Kosovës); Sandra Belic (Republika e Sërbisë); Milan Ninkovic (Republika e Malit të Zi); Stefania Yankova (Republika e Bullgarisë); Eva Radomi Karadza (Republika e Bosnës dhe Hercegovinës); Blerim Grubi.
          Programi i këtij koncerti përfshin pjesë nga krijimtaria e kompozitorëve si: W.A. Mozart, L. van Beethoven, F. Borne, dhe R. Schumann.

Koncerti do të mbahet në sallën kamertale të Filharmonisë Nacionale në Shkup, me fillim nga ora 19:30. Hyrja është falas.