Festimi i Ditës së pavarësisë – 8 Shtatori nën moton: “Të bashkuar në liri”

Në organizim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, me rastin e festës së madhe, 8 Shtatorit – Ditës së pavarësisë, nën moton: “Të bashkuar në liri” do të mbahen disa aktivitete solemne dhe kulturore në tërë shtetin.


“Festimi qendror solemn, kur e festojmë sovranitetin, pavarësinë e shtetit tonë dhe popullit maqedonas do të mbahet të enjten më 8 shtator në orën 19:30 në platonë afër parkut “Ibni Pajko” dhe do të transmetohet drejtpërdrejtë në Radio-televizionin nacional, si dhe në kanalet e rrjeteve sociale të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut”, informojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp.

Në kuadër të festimit qendror, ku do të flasin kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së veriut, Dimitar Kovaçevski, janë planifikuar interpretime dhe pika solistike muzikore nga këngëtarë dhe grupe të njohura, su dhe shou atraktiv me DJ.

Shënimi i 31-vjetorit të pavarësisë së atdheut tonë, më 8 shtator (e enjte), do të fillojë në orën 8:45, kur kryeministri Dimitar Kovaçevski me delegacion qeveritar në përbërje: Artan Grubi, zëvendëskryeministër i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, Sllavjanka Petrovska, ministre e Mbrojtjes, Bekim Sali, ministër i Shëndetësisë si dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski do të shprehin nderime dhe do të vendosin lule në varret e ish-presidentëve Kiro Gligorov dhe Bporis Trajkovski, në alenë e kolosëve në varrezat e qytetit “Butel”.

Prej orës 10:00, kryeministri Kovaçevski do të marrë pjesë në Ceremoninë solemne të ndarjes së dekoratave nga ana e presidentit të shtetit, Stevo pendarovski në vilën në Vodno.

Prej orës 11:00 deri në orën 14:00, në Shkup, në parkun e Qytetit tek “Guaca” do të mbahet manifestimi i cili përfshin program për fëmijë, stërvitje taktiko-treguese të njësisë së Armatës së RMV-së dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Në orën 12:30, është paraparë deklarata për mediumet të japin ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska dhe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Plotësisht, prej orës 11:00 në mbarë vendin, do të fillojë manifestimi kultiror “Ditë e hapur për qytetarët”, në kuadër të së cilit sigurohet hyrje falas për qytetarët në institucione kulturore, muze dhe galeri në tërë Republikën.

Të gjithë qytetarët e interesuar, do të kenë mundësi deri në orën 20:00 pa pagesë t’i vizitojnë lokalitetet arkeologjike “Stobi” dhe “Heraklea”, Muzeun Ohër dhe Shtëpinë Robevci, muzetë dhe entet në Prilep, Shtip dhe Strumicë, muzetë në Kumanovë, në Krushevë dhe në Gjevgjeli dhe në Tetovë: Muzeun e Anës s[ë Tetovës dhe galerinë e arteve.

Qytetarët edhe në Manastir, kanë mundësi për hyrje pa pagesë në Muzeun e alfabetit shqip, si dhe Muzeun e Maqedonisë Perëndimore në Kërçovë.

Në Shkup, do të jenë të hapura, pa pagesë, për të gjithë qytetarët e interesuar Muzeu arkeologjik, ai natyror shkencor, Muzeu i luftës maqedonase për pavarësi, Muzeu i Maqedonisë së Veriut, Muzeu i arteve bashkëkohore, si dhe Hamami i Daut Pashës dhe Çifte Hamami.