Era e ndez debatin për Don Xhonin: E dua se është bandit

Era Istrefi dhe Don Xhoni vazhdojnë të jenë dy nga këngëtarët më të përfolur për momentin


Pasi që ishin parë shumë të afërt në një video në rrjetet sociale, ku ata duket se përqafoheshin, të dy këngëtarët kanë paralajmëruar se do të lansojnë një këngë së bashku.

Qysh herët është përfolur se kjo dyshe janë duke “përzier” diçka së bashku dhe atë që nga momenti kur Era lansoi këngën e saj të re, TKRKT.
Në këtë këngë dëgjohet një varg ku Era këndon “po don me investu n’mu si crypto”, kurse njëra prej këngëve të Don Xhonit quhet “Crypto”.

E pas kësaj çifti treguan se do të qesin një këngë ka ardhur edhe ky deklarim i Erës në rrjetet sociale, e cila ka provokuar përsëri fansat e saj, në një postim që ajo ka bërë në InstaStory.

“E dua se o bandit”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se Era më parë është përfolur se ishte në lidhje me ish menaxherin e saj, Faton Shoshi.