Enigma e pa zbërthyeshme e Hoxhallarëve

Taxhudin Hamidi -Tetove

Te mos e terheqim pas vetes dryshkun e gjitha vendeve dhe kohrave nga kalonim dhe keshtu te humbim pastertine higjienike te shpirtit,trupit dhe kombit qe i takojme.
Ku jane hoxhallaret.
Kush jane hoxhallaret.
Kush i deboi hoxhallaret.
Kush i trembi dhe i nevirkosi.
Pse na mungojn hoxhallaret.
Kusht mban llogari per numrin dhe statusin e tyre.
Pse hoxhallaret dita dites zvogelohet numri i tyre.
Si harxhohen dhe pse nuk regjenerohen.
Ata,pra hoxhallaret a jane ne fillim apo ne fund te orarit te sherbimit.
Valle a mos jane ata qe fusin ne nje thes doktrina te kunderta.
Hoxhallaret kane qene stoik te nje mez-hebi.
E tani mezhebi aziatik,afrikan,evropjan,indian dhe hiçgjë apo me slajde fakultet ne fakultet, “mistico scientic” me repromateriale bektashiane.
A vuajne hoxhallaret nga konflikti filozofik scientik i materialeve te importuara apo nuk lodhin veten ne dimenzionin ideologjik dhe religjioz.
A i deshirojne reformat dhe ndryshimet apo e lene hannasin te qete ne gjume.
Pra vetëm me shabllonet e mesuara nga medreseja shkolla profesionale ku mesohet arabishtja supet primitive, “Zejdun kesere zuxhaxhen” dhe jo arabishtja e kuranit dhe perparimit.
A vuajn ata nga gjendja ekonomike dhe nga shoqeria.
Nese holle studjojme verejme se edhe hoxhallaret rezikohen nga zogjet grabitqare qe ushqehen nga krimi i organizuar.
Pra, a njohin ata afatin e pensionimit apo frigohen nga kjo shkalle e artitur.
Biznesi si i trajton apo ka selektime familjare dhe regjionale te vaucerave mujore.
Hoxhallaret a dine te dallojne ndermjet heretikut e tjetrit.
Te pakten hoxhallaret e dine se heretiket jane ata qe vene ne rrezik rendin e xhamis dhe te xhematit.
Ata e deshirojne nje politike …sepse ua sigurone kete rend.
Por nese edhe kete nuk ua sigurojne kete rregull.
Ne evrope e luftonin papën se po ua dorzonë pushtetin shpirterore ipeshkujve te qyteteve qe kane lidhje me tregtare,firma dhe me korporata qe se jane ne gjendje te mbajne ne kembe rendin fetare.
Hoxhallaret e kane mbajtur me shekuj kete rend …e tani kush e prish xhemati apo corporatat e fuqishme apo politikat regjionale botrore.
Pse,druajne hoxhallaret te thuajne dhe ta bej bejan.
Por, me pushtetin si qendrojne hoxhallaret.
A e kane lakmi pushtetin.
Kush fshehet nen veladon.
Sepse papa e perandori acaronin deri ne vdekje me njeri tjetrin me ate lakmine e tyre per pushtet.
A ka rendesi besimi,profesioni ,patriotizma apo shpresa qe premton lakmia e fronit dhe postit.
Hoxhallaret jane nje strukture njerezish qe nuk e ndrojne shkencen e Kuranit me asgje …mirpo kur mbesin pa suport si qendron ingranazhi.
Hoxhallarat dhe reciprociteti me xhematin eshte ne nivel te duhur.
Hoxhallaret njihen duke i pare nga jasht apo duke i vrojtuar nga orari i sherbimit mbrenda ne xhami.
Ku jane me te theksuar jashte apo ne publik apo ne xhami.
Çka premtojnë hoxhallaret.
Si e konceptojn ata kohen moderne.
Pra a kane logjikuar ne drejtim te programeve universitare se ata programe a besojne ne Zot apo mbeshtetin hetezine.
Pse… ,sepse çdo imam joshen apo agjotone per nje vend ne ndonje kateder.
Kush i infektoi me kete marifet…mbetet te hulumtohet.
Kjo i bie profesoret te dalin ne xhami para xhematit.
Nuk ben thon.
Pra te punojme mallin tone ne obore te xhamise.
Cka premtojne hoxhallaret ne kohen e banknotave me fajde.
Hoxhallaret pleq pa nje pa dy thonin haram eshte shilinga e papes sot ku eshte guximi qe te ruajme vatanin dhe rinin.
A premtojne dhe shesin indulgjenca, jo, sigurisht nuk merren me indulgjenca.
Çka kerkohet dhe ku i gjene rregullat e disiplines.
Hoxhallaret a posedojne fraza mohimi apo nuk lejojne te murmurisin ca fraza gjysma gjysma.
Hoxhallaret me se shumti ku e kalojne kohen.
Pra,pse hoxhallaret ne publik jane vetvetja ndersa ne xhami jane peofesioni me diktat te …
Si jetojne ata?
Hoxhallaret nuk jane te mbrojtur me ligjin pozitiv.
Ata nuk i mbrone ndonje institucion shtetrore.
Hoxhallaret nuk kane sindikaten e tyre, qe te mbroje te drejtat e puntorit.
Por, si mbrohen ata?
Kush i mbrone dhe si organizohen.
Ata nuk kan klubin e tyre ktyesine e tyre.
Ata nuk perfaqesohen nga askush por edhe nga asnje shoqate apo organizate.
Hoxhallaret kontribojne me veteiniciative me vetsakrificë.
Deri tani asnje Parti politike nuk i mbeshteti.
Per te u çuditur programet politike nuk njohin punën e tyre.
Programet e
partive politike pra ne programet e tyre nuk duhet te shfaqin frymen sekulare.
Shteti mund te jete sekular mirpo partia, jo, ajo frymon me popullin ne aspektin fetare,kulturore dhe politik
Dakord…
Ata,jane te lidhur me BFI.
Mirpo, hoxhallaret nuk kane asnje te drejte per te ngritur ndonje iniciative.
Iniciativa e tyre nuk pranohet dhe mund te konsiderohet jo legale.
Intervistat per ta jane tabu teme.
Hoxhallaret po i shkruajne kerkesat e tyre ne hava, siç thot populli
Hoxhallaret shtresa dhe klasa puntore me e shkelur.
Bejne shume por asgje dhe hiçgje nuk pranohet nga ata.
Me ta fillone gjithçka
Me ta mbaron gjithçka.
Mirpo ata mbeten me bezin e bardhë dhe me veladonin e zi si nata e erret.
Populli si i deshirone?
Çdohere statusi i hoxhallareve eshte punuar me mendje te lodhur dhe me rregullore te raskapitur.
Jane pergaditur nga koha e jugosllavise ’74 disa Nene dhe Rregullore.
Keta Nene jane per t’i balmazuar ata me detyren dhe sherbimin qe bejn dhe jo edhe per te drejtat e tyre funksionale ne ligjin pozitiv ne shtetin ku jetojne.
Shteti nuk mban llogari per kete kategori puntoresh.
Keta sikur edhe nuk jane qytetare te vendit.
Fare dhe apsolutisht jane te dehidruar. Baza e te drejtave te tyre jashta normave juridike.
Hoxhallaret nuk meritojne asnje imixh dhe reputacion si puntore ne institucionet shtetrore.
I konsiderojne si shenjetore per te u arsyetuar si nuk jane racionaliteti i dites.
Kete nuk duhet ta pranojne sepse permes ketij “respekti perfid” ata rradhiten ne rendin e dyte si qytetare.
Nese merret një ankete dhe intervist me ta do te veresh se 80% nga ata akoma nuk kane njohuri se u takon pushim vjetore.
Kane jetuar pa shtese femirore.
Kane punuat me materiale te vet pergatitura.
Nuk kane pasur materiale nga institucionet perkatese.
Honoraret e tyre kane qene vetem qe ata te veshtyrsojne veprimin dhe bontonin konfliktuoz me njerezit qe ua ofrojne sherbimin.
Per hoxhallaret mjetet demokratike jane herezi.
Per ta eshte vetem …kurani.
Mirpo kurani nuk eshte program qe mundet individualisht te manifestohet ne praltike.
Edhe Muhamedi Alejhisela kishte per drejtues Xhebrailin Alejhiselam.
Ata nuk kane forum te imameve per te diskutuar
çështjen e brisht te tyre ekonomike.
Ata jan nje these i lidhur me doktrina te kunderta.
E hap dilush tjeter nese do.
Çdo iniciative e tyre stigmatizohet.
Akuzohen vazhdimisht.
Kjo gjendje mund te sjelle edhe manipulimin eventual.
Gje qe hoxhallaret do ta heshtin, mirpo muslimanet shqiptare, Jo.
Akuzohen per uljen e kualitetit ne predikim,komentim,shpjegim dhe komunikim te dobët me publikun.
Ata nuk aftesohen me mekanizma pedagogjike dhe trajnime nga me te ndryshmet.
Hoxhallaret per 40 vite pune nuk njohin cka eshte koference apo panair te ideve.
Ata vetem inspektohen pa te drejte qe qendra e inspektimin te mbaje llogari dhe pergjegjesi.
Hoxhallaret ne shekullin 21 nuk kane nje wepfaqe te perbashket.
Hoxhallaret edhe pse 68% jane me nivel arsimore te larte ata nuk posedojne revisten e tyre.
Ata aktivitetet e tyre i publikojne permes raporteve te muftinive,buletineve apo revista zyrtare e BF.
Ne nivel lokal dhe shtetrore nuk kane perfaqesuesin e tyre.
Edhe ne muftinite perkatese nuk posedojne perfaqesuesit e tyre direkt.
Askush nuk kujdeset per shendetin e tyre.
Askush nuk mendon per familjet e tyre.
Gjithashtu askush nuk planifikone realizimin e pushimit vjetore dhe pushimit shendetësore.
Orari i tyre i punes ndahet ne tri kategori:
-Orari ne xhami
-Orari ne organizimet familjare dhe -Orari ne teren, gjate funeralit.
Orani ne xhami konsiderohet sherbim fetareme status te imamit.
Mirpo orari ne organizimet solemne familjare dhe funerali, pra xhenazeja jane pune qe tejkalojne natyren fetare te imamit.
Kjo detyre prek sektorin fizik,kulturor dhe komunal qe organet e shtetit duhet te pergjigjen apo vet Komuna perkatese.
Gjendja e hoxhallareve ne mungese te perkujdesjeve te institucioneve ben qe ata te prozhmohen dhe te urrehen vaxhdimisht nga popullata.
Ështe një metode perfide se si te nenshtrohen prijesit fetare.
Ne dimenzionin e xhenazes funeralit paraprakisht ekzistone nje numer kategorish te puneve fizike dhe higjienike te cilat nuk jane apostafat pjese e hochallareve por te Keshillave te xhamise.
Hoxhalareve kjo pjese fizike e pastrimit te xhenazes u eshte imponuar me kercenime ,shantazhe dhe zhvatje, saqë me duket se eshte detyrimisht obligim i hoxhallareve.
Ajo eshte pjese fetare qe mbane llogari familja me e afert qe trashigone pasurine e te vdekurit.
Tek infrastruktura e vartimit hoxhallareve u eshte mveshur nje detyre shtese qe secili nuk eshte dakord.
Kjo gje iritone shume hoxhallare te ri.
Ky detyrim miop po largone nga shkollimi i medresese, shume te rinje.
Medreseja pergatit hoxhallare dhe jo puntore fizik.
Kjo detyre nuk eshte pune e hoxhallareve.
Ata duhet qe kete pjese te funeralit ta largojne nga pergjegjesia e tyre si veprim pune qe u eshte imponuar.
Kjo pergjegjesi zvogelone imazhin dhe reputacionin e tyre para syve te xhematit.
Me kete nuk e etyrone sheriati islam.
Personalisht nuk kam menduar se edhe gjenerata e re e shekullit 21 do te pergatis pjesen e higjienike dhe te pastrimit te te vdekurit.
Hoxhallaret nuk jane puntore fizik .
Kapela dhe sherbimi i gasulhanes eshte nje sherbim qe bashkpunon me keshillin e xhamise.
Mirpo nuk jane hoxhallare ata qe punojne ne gasulhane-kapele.
Jane puntore dinjitoz fizik me kontrate.
Hoxhallaret jane edukatore
Hoxhallaret jane predikues
Hoxhallaret jane komentues te ligjeve te sheriatit.
Ne fund te ketij teksti dua me ju te ndaje nja Shpallje qe e nxori komuna e Padoves dikure qe kush vriste nje prift denohej te paguante si gjobe nje para te madhe…hiçgjë.
Ishte nje menyre per te nxitur urrejtje pipullore kunder prifterinjeve,se qyteti i Padoves ishte ne lufte me ipeshkvin.

(xhxhxh!)