Emigranti shqiptar vdiq teksa punonte në fabrikën e peshkut në Greqi, arrestohen dy persona, dyshohet të jenë përgjegjës për shpërthimin

Dy persona janë arrestuar në Greqi , pasi dyshohet të jenë përgjegjës për shpërthimin që ndodhi në fabrikën e peshkut në Prevezë, ku mbetën të vrarë 2 persona dhe një i plagosur rëndë.

Dy viktimat janë një emigrant shqiptar 49 vjeç dhe një shtetas grek 41 vjeç, ndërkohë punonjësi që u lëndua është grek dhe ndodhet në Spitalin e Janinën për trajtim mjekësor.

Protothema.gr raporton se dy të arrestuarit po kryenin punime saldimi me oksigjen në momentin tragjik të shpërthimit.

Viktima me origjinë greke quhet Gjerasimos Faturos, 41 vjeç, baba i tre fëmijëve të vegjël.

Ndërsa i vetmi informacion që kemi deri tani për emigrantin shqiptar është mosha 49 vjeç.

Informacionet e para ‘flasin’ për një shpërthim në një gaz.

Sipas informacioneve paraprake trupi i 41-vjeçarit grek është gjetur i prerë në dysh. Shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm sa ka nxjerrë nga banesat edhe banorët e zonës që kanë dëgjuar gjithë çfarë ka ndodhur./abcnews.al/