Dridhet ishulli ku jetojnë mijëra shqiptarë, një tërmet i fortë “i zgjon” nga gjumi

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter u regjistrua të shtunën, në brigjet e Kretës .

Konkretisht, sipas zgjidhjes përkatëse të rishikuar të Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës , tërmeti ka ndodhur në orën 07:13 të mëngjesit dhe epiqendra ishte 30 kilometra në jug juglindje të Zakros.

Për më tepër, dridhja sizmike në fjalë karakterizohet si sipërfaqësore pasi thellësia fokale e saj është llogaritur në vetëm 4.7 kilometra.

tërmet-kretë
Tërmeti është ndjerë në shumë zona të Kretës Lindore, si dhe në Heraklion. Sipas raportimeve, ajo ishte e gjatë në kohëzgjatje.

Fatmirësisht deri më tani nuk është raportuar për persona të plagosur. Kujtojmë se Kreta, është një nga ishujt më të populluar nga emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi.