“Do t’ju rrah”, flet shqiptarja që kërcënoi nxënësit e një shkolle në Greqi: U tallën me mua dhe djalin tim

Shqiptarja e cila u arrestua nga policia greke pasi kërcënoi nxënësit e një shkolle pretendon se është tallur nga një grup studentësh këtë mëngjes teksa po kalonte pranë shkollës për të shkuar në punë. Ajo thotë se kjo ka ndodhur edhe më parë, si me të ashtu edhe me djalin e saj.

Ngjarja u përsërit në mesditë kur ajo po kthehej në shtëpi dhe më pas hyri në shkollë për të marrë informacion për nxënësit dhe për të ngritur padi ndaj tyre. Ajo është shprehur se ngaqë kishte frikë, kishte marrë me vete një thikë kuzhine nga një shtëpi ku punonte më herët.

Shqiptarja, nënë e dy fëmijëve, e divorcuar, është vizituar nga mjekët e Klinikës Psikiatrike të Spitalit të Përgjithshëm të Volos dhe është vendosur që nuk ka nevojë për izolim në klinikë, raportojnë mediat greke.

Pas këtij zhvillimi, ajo është liruar me urdhër të prokurorit por ndaj saj është ngritur akuza për armëmbajtje pa leje dhe kanosje.