Disha: Bilall Kasami i revanshohet Gjimnazit Kiril Pejçinoviç, nxënësit do të ngrijnë prej ftohtit

Përplasje të forta në këshillin e komunës së Tetovës ku këshilltarët e shumicës të Lëvizjes BESA dhe VMRO-DPMNE nuk votuan plan-programin e Gjimnazit Kiril Pejçinoviq që drejtohet nga Teuta Llalla. Përplasjet e kryetarit të Komunës Bilall Kasami pasi ka humbur një sërë proceses ligjore përballë Teuta Llallës po i hakmerret me forcën që i jep pushteti komunal duke dëmtuar imazhin e komunës dhe proceset mësimore. Ata që humhin në këtë rast janë rreth 1300 nxënës të gjimnazit të Tetovës të cilët u mohohen ekskursionet, mbrëmjet e maturës, fotografimi, vizitat turistike në Shqipëri dhe Kosovë, festa e flamurit, festa e Alfabetit, etj. Dhe këto për inatet personale të Bilall Kasamit. Më poshtë po ju sjellin edhe reagimin e këshilltarit të BDI dr.Liridon Dishës për këtë çështje që ka bërë bujë.