Dimitrievski: E respektoj Cërvenkovskin, por nuk kam diskutuar me të për bashkëpunim

Për atë se çfarë mendon për sloganin “më 15 shtator”, çfarë tha ish-lideri i LSDM-së dhe ish-kryeministri, Branko Cërvenkovski dhe nëse po përgatitet për zgjedhje të reja, Maksim Dimitrievski, kryetari i Komunës së Kumanovës, thotë:

– Më kujtohet ajo periudhë, ishte një luftë e madhe. Edhe pse u bë publike se Cërvenkovski është i përfshirë në iniciativë, unë nuk e kam diskutuar këtë temë me zotërinë, të cilin e respektoj shumë. Nisma është e hapur për të gjithë. Fillimisht postet në grupin e ri politik do t’i mbajnë njerëz të arsimit, biznesit, arsimit, bujqësisë… persona që nuk kanë mbajtur më parë poste politike. Nëse dalim me ofertë tani, do të dalim si thes grushti. Kjo mënyrë që punojmë në Kumanovë tërheq vëmendjen. Kur të vijë koha do t’i shpallim detajet, tha Dimitrievski për Sitel.