Çitaku: Hap i dëmshëm, emërimi i Sinanit si këshilltare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj emërimit të Ardita Sinanit si këshilltare për Preshevë, Medvegje e Bujanoc.


Çitaku, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se emrëimi i Sinanit për këtë pozitë është jo vetëm hap i gabuar, por edhe i dëmshëm.

“Asgjë personale me zonjën Ardita Sinani (e kam mbështetur edhe publikisht pasi u shkarkua nga detyra muaj më parë) mirëpo emërimi i saj si këshilltare për Preshevë, Medvegje dhe Bujanoc pranë zyres së Kryeministrit të Kosovës është jo vetëm hap i gabuar, por edhe i dëmshëm”, ka shkruar Çitaku në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

Çitaku tha se nëse kryeministri do të ishte i sinqertë për të ndihmuar shqiptarët e luginës nuk do ta emëronte Sinanin në këtë pozitë, pasi ajo është kryetare e një subjekti politik.

“Sikur kryeministri të ishte i sinqertë në qëllimin e tij për të ndihmuar shqiptarët e luginës nuk do ta emëronte Sinanin, për shkak se Ardita është kryetare e një subjekti politik në Preshevë. Sikur Kurti të ishte i sinqertë në qëllimin do të emëronte dikë jopartiak”, ka shtuar ajo.

Sipas saj, Së paku formalisht, zodo të duhej që Sinnai para se ta publikonte vendimin për emërim si këshilltare politike në Qeverinë Kurti, të dorëhiqej nga posti i kryetares së PVD-së në Preshevë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës nuk duhet të përçajë shqiptarët në Luginë, por duhet të synojë t’i bashkojë ata. Fatkeqësisht, qasje të njëjtë destruktive e tendenca përçarëse Kryeministri Kurti ka shfaqur edhe me përpjekjet e tij për të ndërhyrë ne skenën politike në Shqipëri, Maqedoni, etj”, ka thënë ajo.

“Më vjen keq që zonja Sinani ka pranuar të bëhet pjesë e një projekti të tillë”.