Bilall Kasami ankohet tek ambasdorja kroate, “BDI më bën presion”

“Mirëprita në takim Ambasadoren e Repubulikës së Kroacisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, znj. Nives Tiganj. Në këtë takim diskutuam për shumë tema të rëndësishme, situatën aktuale politike si dhe zgjedhjet për Këshillin Komunal. Po ashtu, ambasadoren e njoftova lidhur me projektet të cilat na presin neve si komunë.

Bashkëpunimi dhe kordinimi me bashkësinë ndërkombëtare është i rëndësishëm si për qytetin po ashtu edhe për shtetin drejt rrugës evropiane. Gjithashtu, ambasadoren e informova edhe për presionet që BDI po ushtron ndaj pushtetit lokal sidomos tani pasi humbi zgjedhjet edhe për këshillin komunal. Bashkëpunimi i mundshëm opozitar dhe marrëdhëniet kroato- shqiptare u preken në këtë takim si dhe mundësia e thellimit të bashkepunimit të dyanshëm.
Kroacia ka qenë, është dhe do të vazhdojë të jetë partneri mik kryesor i yni drejt një të ardhme më të mirë për të dyja vendet!” ka shkruar Kasami në Facebook.