Biden dënon aneksimin rus të rajoneve në Ukrainë

Presidenti amerikan Xho Bajden e dënoi deklaratën e Rusisë se ka aneksuar katër rajone të Ukrainës dhe theksoi se Moska e shkel të drejtën ndërkombëtare.


“SHBA-ja e dënon tentimin e sotëm mashtrues të Rusisë për aneksimin e territorit sovran ukrainas. Rusia e shkel të drejtën ndërkombëtare, shkel Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe kudo e tregon përbuzjen e saj ndaj kombeve paqësore”, theksoi Bajden në deklaratë.