Bekteshi thotë se BDI po rritet dhe se nuk pajtohet me “grupin e zjarrit”

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi i cili vjen nga radhët e BDI-së nuk pajtohet me të ashtuquajturin “Grupi i zjarrit” sepse sipas tij mbështetja për bashkimin demokratikë për integrim po shënon rritje, shkruan Alsat.

Ndërkohë që theksoi se qëndrimi i tij për zhvillimet brenda BDI-së është i njëjtë me qëndrimin e Ali Ahmetit.

“Qëndrimi im personal është me siguri qëndrim i kryetarit Ahmeti. Mendoj që kryetari Ahmeti e elaboroi në detaje sa u përket ndodhive në BDI ditëve të fundit. Vazhdon diskutimi brenda në parti. Pra qëndrimi edhe i imi por edhe i shumicës së anëtarëve të BDI-së është qëndrimi i zotëri Ahmetit… Nuk do të isha pajtuar, sepse shohim edhe anketat e fundit, edhe dje kishte një anketë e cila është bërë publike, është rrit mbështetja ndaj BDI-së në nivel nacional… Në përgjithësi të gjitha numrat, sondazhet tregojnë se që BDI-ja është partia e parë e pakontestueshme në bllokun politik shqiptarë”, tha Bekteshi.