Arnold Schwarzenegger, baba i të cilit ishte nazist – takohet me një të mbijetuar të Holocaustit

Arnold Schwarzenegger – babai i të cilit ishte ushtar i dekoruar në kohë të nazistëve – ka vizituar Auschwitzin ku ai ka takuar një të mbijetuar të Holocaustit dhe ka nënshkruar në librin e vizitorëve, “Do të kthehem”


Arnold Schwarzenegger ka vizituar kampin e vdekjes të ndërtuar nga nazistët, Auschwitzin të mërkurën dhe ka folur kundër paragjykimeve dhe urretjes, diçka për të cilën ai ndjen shumë.

Babai i tij, Gustav Schwarzenegger, ishte një ushtar i dekoruar nazist gjatë Luftës së Dytë Botëror, me aktorin që ka treguar se ai ka kujtime të dhimshme për atë së si babai i tij ishte gënjyer derisa ishte në luftë.

Ai u kthye në një burrë të thyer, të cilën gjë ish bodybulder ia atribuoi fajit dhe turpit për atë çfarë bëri Gustav.
Gjatë vizitës së Schwarzeneggerit këtë javë, ai është takuar me një djalë babai i të cilit kishte mbijetuar në këtë kamp, bashkë me një grua e cila kishte një fëmijë 3 vjeçar dhe i ishte nënshtruar torturave mizore të tyre.