Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha i japin fund beqarisë, detajet nga dasma

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Beeisha kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë mbrëmjen e sotme, kur plotësohet një dekadë që nga fillimi i lidhjes së tyre.

Tashmë janë bërë publike dhe fotot e para të çiftit në ditën e tyre të dasmës.

Armina është veshur me një fustan elegant dhe vellon që shkon deri në fund të këmbëve, ndërsa në dorë mban një buqetë me lule.

Ndërkohë, elegant duket edhe Shkëlzen Berisha me një kostum klasik të zi dhe këmishë të bardhë.

Fustani që shihet në foto ëhstë vetëm i pari i Arminës për këtë mbrëmje, pasi më vonë do të veshë dy krijime shqiptare nga Festim Isufi dhe Valdrin Sahiti.

Në dasmën e çiftit do të këndojnë Marsela Çibukaj, Eranda Libohova, Vitore Matoshi dhe një surprizë që ende nuk dihet, ndërsa janë rreth 300 të ftuar. dashurinë mes 300 të ftuarve.