Anija e dytë e lundrimit me refugjatë ukrainas mbërrin në Glasgow

Më shumë se 15,000 njerëz kanë udhëtuar nga Ukraina në Skoci që nga fillimi i luftës dhe tani ukrainasit do të mund të jetojnë në një anije lundrimi, MS Ambition, e cila mbërriti në Glasgow të enjten, sipas BBC.

Anija e dytë do t’i bashkohet MS Victoria, e cila është ankoruar në Edinburg që nga korriku, si strehim i përkohshëm për refugjatët ukrainas. MS Ambition, i ankoruar në lumin Clyde, mund të mbajë 1750 njerëz.

Ata që janë në bord do të kenë akses në restorante, ambiente për lojëra për fëmijë, dyqane, dhe hapësira komunale dhe anija do të ankorohet çdo një orë, ndërsa banorët do të jenë në gjendje të lëvizin, sipas dëshirës.