Aleanca pë Shqiptarët në udhëkryq: Me VMRO-në, apo me Europën?

Pak para mbajtjes së kongresit të partisë në të cilin duhet të zgjidhet kryetari i partisë, Aleanca për Shqiptarët ka mbetur në udhëkryq.

Ata ende nuk kanë vendosur nëse do të prishin koalicionin me VMRO-DPMNE-në e cila nëpërmes refendumit tenton të bllokojë rrugën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut ose do të vazhdojnë koalicionin e njëjtë me të vetmin qëllim, mbijetesën në ato pak komuna të cilat i bashkë-qeverisin së bashku me VMRO-në ose thënë ndryshe, janë të “varur” nga votat e VMRO-së në këshillin komunal.

Shembull konkret që dëshmon se ekzistenca e ASH-së, është e varur nga VMRO-ja është Komuna e Gostivarit e udhëhequr nga Arben Taravari. Në rast të prishjes së koalicionit me VMRO-në, Taravari mbetet pa shumicë në këshill.

Për të mbajtur gjallë këtë koalicion Taravari i ka dhënë shpërblime të mëdha VMRO-së që mes tjerash ka drejtor shkollash, drejtor të drejtorive lokale dhe sekretarin e komunës.