Ahmeti: Musa Xhaferi ka qenë 10 vite zv/kryeministër (VIDEO)

BDI është thesar kombëtar i shqiptarëve të Maqedonisë dhe është unik që nga Struga e deri në Kumanovë e Likovë, kështu e ka vlerësuar Ahmeti BDI-në pas pakënaqësive të shprehura brenda partiake.

Ai foli edhe për figurat e “gurpit të zjarrit” si Musa Xhaferi duke treguar se Xhaferi ka qenë 10 vite zv.kryeministër por askush nuk doli kundër.

“Musa Xhaferin e kam marrë në mbrotje 10 vjet, 10 vjet ka qenë zv/kryeministër, unë kam qenë avokat i tij në organet politike” kështu deklaroi Ahmeti duke ua bërë me dije se të gjithë të paknaqurit kanë gëzuar pozicione gjatë kohë.

Ai më tej shtoi se paqartësitë, gabimet dhe pa kënaqësitë do të diskutohen  dhe të rregullohen.

Sipas Ahmetit njërzillëku është mbi të gjitha, funksionet shkojnë e vijnë njerzilleku mbetet,

”Mbi të gjitha është njerzillëku, funksionet shkojnë e vijnë njerzilleku mbetet, i kemi shkuar njëri-tjetrit në dasma kemi bërë morte bashkë dasma bashkë, për gjëra të vogla mos u ndani dhe mos u hani” – tha Ali Ahmeti.