BDI është thesarë kombëtarë i shqiptarëve të Maqedonisë dhe është unik që nga Struga e deri në Kumanovë kështu sot u shpreh Ahmeti nga Reçica pas takimit me dëgën e Sarajit dhe Çairit.

“Sepse nuk e them rastësisht, BDI është kapital, thesar, investim 20 vjeçar. Është investim kombëtar. Jemi krenar me njerëzit që na përfaqësojnë, qoftë në Bruksel, qoftë në Uashington dhe këtë nuk e them unë. Ma kanë thënë përfaqësues ndërkombëtar. Vërtetë kemi përfaqësim të mire”, u shpreh Ahmeti.