Abazoviq: Do ta votojmë iniciativën për shkarkimin e Gjukanoviq

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se kuvendi duhet të votojë iniciativën për shkarkimin e presidentit Milo Gjukanoviq.


Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, ai tha se kjo do të dërgonte një mesazh të rëndësishëm politik.

Deputetët e shumicës parlamentare më 23 shtator kanë nisur procedurën për shkarkimin e presidentit, Milo Gjukanoviq.

Ata pretendojnë se Gjukanoviq ka shkelur Kushtetutën gjatë procedurës për emërimin e mandatarit për formimin e qeverisë.

Pas rrëzimit të qeverisë së Dritan Abazoviqit, më 20 gusht, tri partitë që fituan shumicën në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi ranë dakord që Miodrag Lekiq të jetë mandatar për përbërjen e qeverisë së re.

Gjukanoviq e refuzoi propozimin që Llekiq të jetë mandatar për formimin e qeverisë së re të këtij vendi, me arsyetimin nuk janë plotësuar kushtet e nevojshme.

Ai në të njëjtën kohë, propozoi shkurtimin e mandatit të përbërjes aktuale të Kuvendit të Malit të Zi, për t’u hapur rrugë zgjedhjeve të reja.