A po i rikthehet bota normalitetit pas Covid-19?

The Economist


Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al

Në pjesën më të madhe të botës, pandemia mund të marrë fund. Vaksinimet, duke përfshirë dozat përforcuese, dhe përpjekjet për të ndaluar përhapjen e varianteve të reja ose valët e dimrit ndoshta do të vazhdojnë.

Por Kina mbetet i vetmi përjashtim i madh që sars-cov-2 të cilësohet  endemik. Më 1 shtator ajo mbylli Chengd. Në vende të tjera, qeveritë nuk kanë marrë masa  të reja radikale në mënyrën se si njerëzit duhet të  jetojnë për të kontrolluar këtë virus.

Por nëse normaliteti i ri është ky, a krahasohet ky normalitet me botën para pandemisë?

Provat e deritanishme sugjerojnë ndryshime të vogla në atë që bëjnë njerëzit, por ndryshime më të mëdha në vendin ku ata e bëjnë atë. Për të kuptuar se si ka ndryshuar sjellja gjatë rrjedhës së pandemisë, The Economist në vitin 2021 shpiku një indeks të “normalitetit global”.

Indeksi ynë përdor tetë tregues që së bashku analizojnë përdorimin e transportit, kohën e lirë dhe aktivitetin tregtar për 50 vende, që përfaqësojnë 75% të popullsisë së planetit dhe 90% të PBB-së së tij.

Indeksi është shkallëzuar në mënyrë që të jetë ekuivalente me nivelet para pandemisë. Në të gjithë botën, indeksi arriti nivelin më të ulët të të gjitha kohërave prej 34%  në 11 prill 2020, gjatë valës së parë të bllokimeve.

Sot indeksi ynë tregon se aktiviteti, në përgjithësi, është kthyer pothuajse në nivelet e mëparshme. Që nga mesi i gushtit, 84% e botës pushuan gjatë verës, pavarësisht pandemisë. Kjo është rritur në 87%, ndërsa Kina ka  shënuar 75%.

Në tetë nga 50 vendet që morën në shqyrtim, aktiviteti tani është më i madh se sa ishte përpara përhapjes së Covid-19. Por brenda këtyre mesatareve fshihen shenja të ndryshimeve të mëdha dhe në dukje afatgjata: njerëzit po lëvizin më pak.

Në vendet e pasura, rreth 1/3 e zyrave janë më pak të populluara se sa para fillimit të pandemisë  dhe kjo nuk ka ndryshuar shumë që nga fundi i vitit të kaluar. Dhe ndërsa njerëzit janë rikthyer si spektatorë në sportet profesionale, të ardhurat nga arkat e kinemasë janë ende në rënie me 30% në krahasim me vitin 2019. Në vend të kësaj, më shumë kohë shpenzohet në shtëpi, raporton abcnews.al.

Kjo i ka bërë qytetet të kenë më pak kontakte me punën. Të dhënat mbi mënyrën se si njerëzit po lëvizin nga 25 vende europiane tregojnë tendencën e përgjithshme: më pak njerëz vizitojnë qendrat urbane për të blerë ose punuar, por aktivitetet e tjera janë kthyer kryesisht në vendin ku ishte dikur.

Numri i pasagjerëve të metrosë në fundjavë po kthehet në normat e para-covid-it në qytete si Londra dhe Nju Jorku, por ditët e javës janë 30-40% më të qeta. Mund të ndodhë që pas shumë tragjedish, një pasojë pozitive e pandemisë do të jenë më pak udhëtime të lodhshme dhe në dukje të parëndësishme.

Më pak udhëtime dhe përdorimi më efikas i ndërtesave mund të zvogëlojë konsumin e energjisë dhe ndotjen.

Normaliteti i ri mund të ishte më keq.

/abcnews.al