A japin mësim dy arsimtare pa kontratë? Drejtoresha e “Kiril Metodit” nuk përgjigjet. MASH do të inspektojë shkollat fillore të Tetovës(VIDEO)

Si duket tensionet e prindërve dhe udhëheqësisë së shkollës fillore “Kirili dhe Metodi” akoma nuk janë stabilizuar edhe sot përpara shkollës ishin të gjithë prindërit e fëmijëve të cilët kanë mësuar me arsimtaret Albina dhe Arjeta që të dyja të larguara nga puna, e në vend të tyre janë pranuar dy mësimdhënëse tjera e për këtë drejtoresha nuk përgjigjet se si janë pranuar, a kanë kontrata dhe kush i ka sjellur?

Kujtojmë që ditë më parë Kasami deklaroi se mësimdhënëset nuk janë larguar nga puna, por ju kanë mbaruar kontratat e për këtë na udhëzoi që të pyesim udhëheqësit e shkollave pasi për punësimet e reja përgjegjës janë drejtorët, ndërsa kur pyesim drejtorët ata na thonë që prononcimin duhet ta marrim nga komuna dhe fajtori në këtë rast ngelet jetim. Kjo metode e hakmarrjes politike është e njohur dhe e njëjta po vazhdon edhe në kohën e Bilall Kasami në fshesën e të cilit hyrën 20 arsimtarë dhe pritet që të largohen edhe 70 të tjerë.

Nga ana tjetër siç mëson TS, MASH do të inspektojë shkollat fillore në Tetovë, pasi shihen shumë shkelje me largimin dhe pranimin e arsimtarëve./TS/