A e ndryshoi COVID-19 gjeopolitikën?

Nga Daniel W. Drezner, Foreign Policy

Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al

Në verën e vitit 2020, redaktorët e “International Organization”, revistës kryesore shkencore të marrëdhënieve ndërkombëtare, kishin një ide intriguese. Ata u kërkuan studiuesve të shkruanin se çfarë efekti do të kishte COVID-19 në fushën e tyre të veçantë të studimit.

Pandemia nuk do të kishte një efekt transformues në politikën botërore. As nuk do të shkaktonte një ndryshim të pandërprerë në strukturën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe as nuk do të përshpejtonte tendencat ekzistuese.

Ashtu si pandemia e gripit të vitit 1918, COVID-19 do të ishte një tronditje e thellë, por e përkohshme, pa shumë efekt të qëndrueshëm.

Dy vite më parë, COVID-19 kishte vrarë gjysmë milioni njerëz në mbarë botën; deri në vjeshtën e vitit 2022, ky numër është afër 6.5 milionë. Tani që presidenti amerikan Joe Biden ka deklaruar se pandemia ka mbaruar, redaktorët e Foreign Policy menduan se do të ishte një moment ideal për mua që ta rishikoja dhe rivlerësoja këtë argument, raporton abcnews.al.

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia do të ketë padyshim efekte më afatgjata në sistemin ndërkombëtar sesa COVID-19. Trashëgimia e pandemisë ka më pak rëndësi në ndryshimin e pushtetit sesa në ndryshimin sesi liderët politikë mendojnë për ekonominë.

Një nga trashëgimitë e saj të pamohueshme ka qenë rritja e politikave industriale dhe të prodhimit. Gjatë dy shekujve të fundit, pandemitë kanë pasur një efekt në rënie në politikën botërore. Në të kaluarën ishte e drejtë të fajësoheshin sëmundjet për ngjarjet kataklizmike, si rënia e perandorive romake dhe bizantine.

Europa kolonizoi Afrikën, Azinë dhe Amerikën. Në vitet 1800, sëmundja hodhi poshtë dy herë ambiciet madhështore të Napoleonit: Imuniteti ndaj etheve të verdha u mundësoi Haitianëve të mposhtnin përpjekjet franceze për të rimarrë koloninë e tyre të mëparshme, ndërsa tifoja dhe dizenteria ishin po aq përgjegjëse sa ushtria e carit për ta detyruar Napoleonin të tërhiqej nga Moska, raporton abcnews.al.

Deri në Luftën e Dytë Botërore, më shumë ushtarë amerikanë vdiqën nga sëmundjet sesa nga armiku.

Kohët e fundit, megjithatë, aftësia e sëmundjes për të prishur politikën botërore është reduktuar. Pandemia e gripit të vitit 1968, për shembull, shkaktoi një milion viktima në mbarë botën.

Në krye ishte revolucioni i mikrobiologjisë. Zhvillimi i antibiotikëve, vaksinave dhe terapive për sëmundjet më virulente të historisë ka qenë një dhuratë nga perëndia për njerëzimin.

Nuk është çudi që pandemitë e shekullit të kaluar shkaktuan më pak viktima sesa lija ose murtaja.

Këtë dinamikë ka luajtur edhe COVID-19 – si për shkak të natyrës së këtij koronavirusi. Edhe pse koronavirusi ka ndryshuar, vaksinat dhe terapitë e zhvilluara në dy vitet e fundit i kanë lejuar njerëzit t’i rikthehen normalitetit.

Kjo është gjithashtu për shkak të një sërë politikash ekonomike të përbashkëta por të pakoordinuara që parandaluan skenarët e rasteve më të këqija të kolapsit ekonomik.

Në të vërtetë, Shtetet e Bashkuara rikuperuan numrin masiv të vendeve të punës të humbura nga recesioni i vitit 2020 shumë më shpejt sesa pas Recesionit të Madh të 2007-2009. Gjithashtu pandemia nuk preku burimet e fuqisë së Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, por përkundrazi i nxorri në pah ato.

Kjo është e vërtetë. Kina mbetet qendra e prodhimit në botë dhe Shtetet e Bashkuara mbeten pika qendrore në botë për inovacionin dhe financat. Të dy vendet zhvilluan vaksina për të parandaluar COVID-19 afërsisht në të njëjtën kohë, megjithëse vaksinat amerikane duket se funksionojnë më mirë.

Politika e Kinës për zero-COVID, megjithatë, ka dëshmuar të jetë aq drakoniane dhe kundërproduktive sa pothuajse asnjë vend tjetër nuk ka të ndjekur të njejtën praktikë.

COVID-19 padyshim përkeqësoi armiqësinë midis dy vendeve më të fuqishme në botë, por po ashtu ka bërë edhe pushtimi rus i Ukrainës.

Në të vërtetë, tensionet midis Pekinit dhe Uashingtonit janë rritur prej vitesh. Dhe një nga fushat e pakta ku administrata Trump fitoi mbështetje dypartiake ishte lufta e saj tregtare me Kinën.

Ndërsa shqetësimet për ndërvarësinë ekonomike i paraprinë pandemisë, brishtësia e zinxhirëve të furnizimit global u bë edhe më e dukshme ndërsa ekonomitë luftuan për t’u kthyer në normalitetin para pandemisë.

Korporatat shumëkombëshe dhe bankat qendrore u kapën në befasi nga ndryshimet dramatike në kërkesë, të cilat çuan në rritjen e inflacionit.

Si rezultat, të gjitha fuqitë e mëdha janë përpjekur të rrisin kapacitetin e tyre ekonomik të brendshëm dhe të zvogëlojnë varësinë e tyre në tregtinë dhe shkëmbimin ndërkombëtar.

Efektet e pandemisë në ekonomi mund të jenë më të qëndrueshme se situata aktuale ekonomike. Nuk ka shumë pak ose aspak prova se rritja e prodhimit rrit elasticitetin ekonomik dhe definitivisht nuk rrit efikasitetin ekonomik.

Por ideja se COVID-19 ose lufta në Ukrainë mund të prishë zinxhirët e furnizimit global, ka zënë rrënjë mes politikëbërësve në kryeqytetet në mbarë botën.

Në fund, pandemia pati një ndikim minimal në sistemin ndërkombëtar; COVID-19 është një nga shumë faktorët gjatë dekadës së fundit që kanë rritur konkurrencën e fuqive të mëdha.

Por ndikimi i tij në ideologjitë ekonomike nuk mund të hidhet poshtë. Vështirësitë e krijuara nga pandemia dhe rimëkëmbja prej saj kanë përmbysur konsensusin e politikës ekonomike neoliberale që dominoi korridoret e pushtetit që nga Lufta e Ftohtë.

Epoka e ardhshme e politikës industriale dhe e merkantilizmit do të kërkojë shumë kohë.