90% e njerëzve në botë kanë lindur pasi Elizabeth u bë mbretëreshë

Mbretëresha Elizabeth II u nda nga jeta më 8 shtator, në moshën 96-vjeçare, pasi kishte mbushur 70 vjet në fron (1952 – 2022).

Megjithatë, rreth 90% e njerëzve në tokë sot kanë lindur pas vitit 1952.

Sipas të dhënave të “World Factbook” të CIA-s, rreth 10% e popullsisë së botës është aktualisht 65 vjeç ose më shumë.

Kohëzgjatja e mbretërimit të Elizabeth, e cila shquhet si një nga më të jetëgjatat në historinë botërore, mund të përshkruhet shumë thjesht: Që nga e enjtja, 9 nga 10 njerëz që jetojnë sot në botë kanë ardhur në jetë pasi Elizabeth u bë mbrtëreshë”, shkruan Philip Bump në Washington Post.