62.2 milionë denarë subvencione për kultivimin e dhive

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU) sot deklaroi se Agjencia për Mbështetjen Financiare të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka bërë pagesën direkte për kokë të shënuara dhish.


Në këtë masë, si përfitues paraqiten njësitë bujqësore që rrisin dhi, të cilat zotërojnë të paktën dhjetë krerë dhi nga të gjitha kategoritë e regjistruara në Regjistrin e fermave të dhive.

Siç njofton MBPEU, mbështetje financiare në vlerë të përgjithshme prej 62.201.000 denarëve është paguar për 1.700 blegtorë, rritës të dhive.

Pagesa direkte ndaj rritësve të dhive janë 1.200 denarë për kokë, gjegjësisht 1.300 denarë për kokë për ekonomitë bujqësore me numër të paraqitur të krerëve për mbështetje financiare nga minimumi 50 deri në maksimum 150 kokë për të gjitha kategoritë dhe moshat.

“Përmes ribalancimit të buxhetit për vitin 2022 janë siguruar 2,7 miliardë denarë, mjete të destinuara për pagesën e subvencioneve për fermerët. Me këto mjete, deri në fund të vitit, MBPEU, do të paguajë plotësisht detyrimet e prapambetura për fermerët, si dhe do të fillojë edhe avancimi i subvencioneve. Sipas dinamikës së përgatitur për pagesë, vijon pagesa e subvencioneve të blegtorëve, rritësve të deleve dhe të majmërisë”, deklarojnë nga Ministria.

Paraprakisht, gjatë muajit gusht, Agjencia për Mbështetjen Financiare në Bujqësi dhe Zhvillimin Rural (AMFBZHR) ka bërë një pagesë për gjedhet dhe bletët, gjegjësisht 329.512.000 denarë subvencione për kokë të shënuara gjedhesh të shënuara për rreth 9.700 përfitues dhe 210 milionë denarë mbështetje financiare për familjet e bletëve për 5.877 bletarë.