34-vjeçari vdiq në llixhat e Elbasanit, reagon policia

Në fshatin Llixhë, Elbasan, pranë një rezervuari të mbushur me ujë termal, është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore, pa shenja dhune, shtetasi A. P., 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit me autoambulancë, për në spital.

Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.