200 qytetarë të infektuar dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 917 testime, 200 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 444 të shëruar në 24 orët e fundit


Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 917 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 200 qytetarë, në këto bashki:

64 në Tiranë, nga 11 qytetarë në Fier, Vlorë, 10 në Durrës, 8 në Devoll, nga 6 qytetarë në Kamëz, Divjakë, Sarandë, nga 5 qytetarë në Shkodër, Lushnje, Këlcyrë, Dimal, Elbasan, Peqin, nga 4 qytetarë në Kavajë, Kolonjë, nga 3 qytetarë në Malësi e Madhe, Krujë, Patos, Gjirokastër, Skrapar, Gramsh, nga 2 qytetarë në Dibër, Roskovec, Mallakastër, Selenicë, Përmet, Memaliaj, Korçë, nga 1 qytetar në Lezhë, Mirditë, Kurbin, Shijak, Bulqizë, Delvinë, Tepelenë, Kuçovë.
Janë 2,468 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 16 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 444 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 322,865 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (3 Shtator 2022)

Raste të reja ditore 200
Të shëruar në 24 orë 444
Të shtruar në spitale 16
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 917

Testime totale 1,965,239
Raste pozitive 328,916
Raste të shëruara 322,865
Raste Aktive 2,468
Humbje jete 3,583

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1,055
Fier 261
Shkodër 202
Durrës 188
Elbasan 184
Korçë 167
Vlorë 132
Gjirokastër 102
Berat 73
Dibër 52
Lezhë 43
Kukës 9