108 shkelje të rregullave në trafik, 12 vozitës pa patentë shoferi

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsejtë 108 gjoba, prej të cilave: 12 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 8 për mosdhënien e përparësisë gjatë kalimit, 5 gjoba për mosdhënien përparësi këmbësorëve.


Sipas raportit të MPB-së janë shqiptuar edhe 8 gjoba për përdorim të telefonit, 3 për makina të paregjistruara, 9 për kalim në të kuqe në semaforë, 3 për vozitje në gjendje të dehur dhe 6 të tjera për mosvënien e rripit të sigurisë.