Zyrtare: Tomori nënshkruan kontratë të re me Milanin

Fikayo Tomori ka arritur në zyrat qendrore të Milanit sot për të nënshkruar një marrëveshje pesë vite e gjysmë me klubin


Mbrojtësi i qendrës, 24 vjeçari anglez është bërë shpejt pjesë e pandashme e skuadrës së Stefano Piolit pasi fillimisht u huazua nga Chelsea në janarin e vitit 2021 dhe ka luajtur rol qendror për fitoren e Scudettos sezonin e kaluar, duke qenë një shtyllë e mbrojtjes së Milanit.

Tomori është pajtuar që të nënshkruajë kontratë të re pesë vjeçare me klubin dje dhe ai ka arritur sonte në zyrat qendrore rreth orës 20:00 për ta nënshkruar kontratën e re.
Kontrata e re e Tomorit shënon edhe rritje të pagës së tij nga 1.8 milion euro në sezon për ta garantuar një të ardhme më të gjatë me klubin.