Zërat për dokument të ri me Sofjen, Ramadani: Protokolli duhet zbatuar

Dokument tjetër për t’u nënshkuar mes Shkupit dhe Sofjes nuk ka, përpos që duhet të bëhet operacionalizimi i punëve të përditshme të qeverisë kalimtare bullgare edhe në raport me Maqedoninë e Veriut, vlerëson analisti politik, Ismet Ramadani.


Sipas tij, palët janë të detyruar të koordinohen mes veti për dinamikën dhe mbarëvajtjen e punëve dhe obligimeve që kanë dalë si rezultat i protokollit dypalësh.

“Dokument tjetër nuk nënshkruhet, por kjo nuk do të thotë se nuk do të bëhet bisedë për ndonjë dinamikë të punëve që i përfshin protokolli midis dy shteteve, shembull, dinamika e punës të komisionit të historianëve të cilët patjetër të bëjnë një dinamikë, sepse tek e fundit edhe në kornizën më BE-në për hapjen e bisedimeve, komisioni duhet të jep një raport vjetorë deri ku kanë arritur punët” – tha analistik politik, Ismet Ramadani.

Retorika e VMRO-së për marrëveshjen e përfolur, Ramadani: E bëjnë për poena politike ditore

Sipas Ramadanit, përpjekja e VMRO-DPMNE-së për të mbushur mendimin e opinionit sidomos atë maqedonas se kryeministri teknik i Bullgarisë do të paraqes ndonjë plan të ri në raport me RMV-në, është vetëm një propagandë për poena politike.

Ramadani thotë se qeveria teknike bullgare nuk ka të drejtë kushtetuese, as të vendosë, e as të miratojë vendime të reja politike dhe këtë e di edhe VMRO-DPMNE-ja e Mickovskit.

“Kjo mënyrë e propagandës shfrytëzohet vetëm për të krijuar kushte që kanë të bëjnë me zgjedhjet e parakohshme, poentim para një mase të qytetarëve të cilët edhe ashtu janë të pakënaqur për shkak të krizës ekonomike, një patrotizëm i rrejshëm. Të gjitha këto nuk i përkasin një partie serioze dhe një pretendim nesër të jetë kryeministër siç është Mickovski, sepse partia e madhe ka edhe obligim ndaj faktorit ndërkombëtar, partive të djathta popullore, të jetë shumë më serioze në sjelljet politike” – u shpreh analistik politik, Ismet Ramadani.

Ditë më parë, ministri i jashtëm në qeverinë kalimtare bullgare, Nikollaj Millkov, tha se Sofja po përgatit një dokument të shkruar mbi implemenimin e detyrave që i prodhoi Protokolli dypalësh, ku mes tjerash potencoi se një operacionalizim të tillë, pret t’a përpilojë edhe shteti fqinj.

Deklarata e ministrit bullgar Millkov në media dhe opinion u interpretua si paralajmërim i Sofjes për marrëveshje të re me Shkupin, informacion i cili u hodh poshtë nga Ministria e Punëve të Jashtme.