Zelensky dhe Guterres takohen në Ukrainë

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres është takuar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy në Lviv.


Duke shkruar në Telegram, Zelensky tha pas bisedimeve se “Vëmendje e veçantë iu kushtua temës së shantazhit bërthamor të Rusisë në NPP Zaporizhzhia (centrali bërthamor).

“Ky terror i qëllimshëm nga ana e agresorit mund të ketë pasoja katastrofike globale për të gjithë botën”, tha ai, raporton skynews.

Ai i bëri thirrje OKB-së që të garantojë sigurinë e objektit dhe të ndihmojë në çmilitarizimin dhe çlirimin e tij.

Ukraina ka akuzuar Rusinë për granatimet e uzinës në sulme me flamur të rremë, ndërsa Moska thotë se Ukraina është ajo që granaton objektin.

Udhëheqësi ukrainas shtoi se “Ne ramë dakord të vazhdojmë koordinimin e zbatimit të nismës së grurit. Ne diskutuam gjithashtu drejtimet e mundshme të zhvillimit të tij, çështjen e dëbimit të paligjshëm dhe të detyruar të ukrainasve, lirimin e personelit tonë ushtarak dhe mjekëve nga robëria”.

Ndryshe, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan pritet të takohet gjatë ditës së sotme me Zelenskyn në Ukrainë.