Shqiptari Xhovan Pepaj, 25 vjeç, u vra në Caley Road, rreth orës 03:15 të mëngjesit të datës 4 dhjetor 2021. Ai u godit me thikë në zemër dhe nuk mundi t’u mbijetonte plagëve.

Lidhur me krimin akuzohen plot 12 persona. Ngjarja ndodhi në Tunbridge Wells, brenda një shtëpie bari.

Nga momenti i ngjarjes, hetimet nga Drejtoria e Krimeve të Rënda të Kent dhe Essex kanë çuar në arrestimin e 14 personave.

Sipas hetuesit, kur mbërritën oficerët më vendngjarje gjetën një dritare të thyer dhe shenja të hyrjes me forcë në banesë.

Jonathan Hedges, 24 vjeç u arrestua më 11 gusht 2022 dhe është akuzuar për vrasje dhe përfshirje në plane grabitjeje.