Nga VMRO-DPMNE-ja kërkojnë dorëheqjen e ministres së Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojqevska, përcjell TV21. Zëdhënësi i kësaj partie, Dimçe Arsovski tha se Stojqevska po censuron kulturën maqedonase, pasi nën presionin e protokolleve të nënshkruara me Bullgarinë, kërkon nga autorët dhe krijuesit që të mos shkruajnë për historinë.

“Në frymën e protokolleve që qeveria e Kovaçevskit nënshkroi me Bullgarinë, ministrja skafandër dëshiron t’ia imponojë kulturës maqedonase një botë Orwelliane. Ajo po përpiqet të imponojë censurë brutale mbi krijimtarinë dhe kulturën e paçmuar maqedonase. Turp! Ajo paturpësisht u thotë autorëve maqedonas të mos përdorin rrëfime historik në veprat e tyre, sepse pikërisht me protokollet që kanë nënshkruar, Bullgaria ka të drejtë të thotë se ka lloj gjuhe të urrejtjes, të cilën vetëm ata mund ta shohin aty ku ekziston, respektivisht nuk ekziston. Bazuar në pikëpamjet e tilla të Bullgarisë, qeveria maqedonase nuk do të lejohet të financojë filma, romane apo këngë. Prandaj ministrja e skafanderëve ka deklarata në të cilat publikisht dhe qartë thotë se i vjen turp për historinë maqedonase, për krijimtarinë maqedonase, që sipas saj na riktheu në kohë të errëta.