Dhurata Dora është një ndër këngëtaret më të pëlqyera të estradës shqiptare. Këngëtarja është shumë e angazhuar me koncerte gjatë sezonit veror. Së fundmi, artistja është përballur me një moment të këndshëm në skenë. Njëra prej fanseve është ngjitur në skenë për ta përqafuar.

Vajza shihet teksa i shpëton sigurimit por ndonëse ata tentojnë që ta ndalojnë, Dhurata e përqafon. Ky gjest i ngrohtë nga ana e këngëtares është vlerësuar shumë nga adhuruesit e saj. Kujtojmë që Dhurata po shijon suksesin e këngës që solli me Elvana Gjatën.

https://www.instagram.com/10_sekonda/?utm_source=ig_embed&ig_rid=3ced8bce-0b2a-4126-9d59-af17eab6f33c&ig_mid=76C2A4FA-05F4-4ADA-95DE-5BB59CABF8FF