Tragjedi në Shkodër, xhaxhai qëllon aksidentalisht me çifte nipin, ndërron jetë 12 vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër ku një fëmijë 12 vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme pasi është qëlluar aksidentalisht me çifte nga xhaxhai.


Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Dajç të Shkodrës.

I mituri ka marrë plagë të rënda duke ndërruar jetë direkt.

Xhaxhai i 12-vjeçarit është shoqëruar në komisariat, teksa pritet ende reagimi i policisë për ngjarjen.