Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi në interevistin e tij në TS u shpreh se Bilall Kasami duhet të tregojë se me kënd planifkion të bëjë këshillin komunal?
Thaçi më tej u shpreh se Bilalli dëshiron të bëjë koalicion për këshilliin me VMRO-në dhe Levicën, që sipas tij është shumë e rrezikshme për shqiptarët dhe shtetin.
“Si do ta bëjë këshillin, nuk i merr 16 këshiltar, ai dëshiron ta bëjë këshillin prap me VMRO-në dhe Levicën. Kjo është fakt, nuk ka shancë tjetër as teorike” u shpreh Thaçi
Ai më tej tha se vota për PDSH-në do të jetë votë ndëshkuese për këtë koalicon. E merr këshillin PDSH-ja me koalicionim të përbashkët me BDI-në dhe LSDM-në.