Plas një skandal në komunën e Tetovës. Indeks.mk ka zbuluar 85 kontratat sekrete që Bilall Kasami i ka mbajtur disa muaj në sirtaret e zyrës së tij që janë mes Agjencionit Xhobi2011. Sipas Indeks.mk të gjithë kontrtata janë edhe me kontributet e paguara që Komunës së Tetovës çdo muaj i kushton mbi 40 mijë euro.

Bilall Kasami për një vit harxhon 500 mijë euro vetëm kontrata për militnatët e Lëvizjes BESA që marrin paga nga komuna e Tetovës pa shkuar në punë.

Bilall Kasami ka edhe mbi 100 kontarta në vepër direkt nga komuna e Tetovës që janë publike në OpenFinance.gov.mk që komunës së Tetovës afërisht i kushton për një vit 500 mijë euro plus 500 mijë euro nga Xhobi 2011 i bie që Bilall Kasami vetëm rroga për militantët harxhon 1 milion Euro në vit.

Nga komuna e Tetovës gati 2 muaj heshtin për këto kontrtata duke thënë se nuk janë në kopetencë të tyre.