Si ti besojmë Besarit, hekuros këmishën e bardhë e vesh të kaltërtën?

 


Shkruan: TetovaSot

Të zgjohesh në ora 8 e të shkosh në punë ora 9 është një mesazh se Besar Durmishi dhe Bilall Kasami janë të përgjumur. Më pas hekurosin këmishën e bardhë dhe nisen në punë me këmishën e kaltërtë kjo është çudia vetë që të krijon në nënqeshje dhe e kupton se në ç’nivel ka rënë politika që u trason njerëzve tallje dhe asgjë më shumë e sidomos atyre që garojnë kur në fushatë bëjnë çmos për vota.

Momenti më i keq politik është kur tenton të mos jesh vetvetja ose përmes spoteve publicitare të dalësh bllof pa e kuptuar se çfarë po bën si në rastin e Besar Durmishit të Besës.

Vjen ai moment kur do që të dukesh se po bën diçka “allafrënga” dhe të del “allaturka”.

Kur mendon si në perëndim dhe vishesh si në lindje njëjtë si filozofia politike e tyre me tendenca orientale dhe shumë larg emrit BESA e shqiptarit.

Kjo i ndodhë vetëm një subjekti siç është BESA e cila shihet se i ka humbur koordinatat. Nuk është as në kohë e as në hapësirë.
Po me çfarë harmonie do nisesh për në punë në një institucion që të mbyt nepotizimi, kontratat fiktive, hakmarrja se si ti dënojmë të tjerët që mendojnë ndryshe, si ti kthejmë të perënduarit e partive tjera dhe ti quajmë “vlera”.

Aty në atë Komunë ku shkove në pesë të mëngjesit ose dhjetë orë më vonë, nuk është se ndryshon gjë. Aty ka vetëm zyra të mbushur përplot militantë që vijnë nga zonat rurale dhe e presin shefin e tyre të vijë në punë me Mercedes mijëra euro derisa ankohet e ankohet sa edhe fjalët i janë tretur.

Një kryetar që nuk punon vetë dhe akuzon se nuk e lënë të punojë.
Punëtorët e vërtetë nuk është se i kushtojnë shumë vëmendje veshjes. Ata i përvjelin mëngët, nuk hekurosen, nuk e bëjnë alarmin e telefonit që të zgjohen ndërsa shkojnë në punë me dëshirën e xhuxhmaxhuxhëve të Borëbardhës që vjelin frutet e punës.

Këta të Besës duke nisur nga ai që pretendon të merr Këshillin nëse do ta merr kuptohet, e duan shumë “hekurosjen” ashtu siç i duan fishekzjarret nëpër tubime të mbushur nga njerëz pa të drejtë vote nga Zheluna, Bogovina e Tearca.

Në fakt ngjyra e kaltër e këmishës së Besar Durmishit është e kundërshtarëve të tyre që fitojnë gjithmonë siç do bëjnë sërish kësaj radhe në këtë 20 gusht.

Ngjyra blu është sinonim i shkatërrimit për çdo parti sepse ajo është ngjyrë e fitores së BDI-SË.

Durmishi bukur e hekurosi këmishën e bardhë. E bardha është ngjyra e disfatës, është si flamuri i bardhë i ngritur kur dorëzohesh.

Të ngjan ngjyra e bardhë natyrisht sepse humbësve nuk u shkon ngjyrë tjetër.

Spotet apo programet e paguara politike ose ngjajshëm nuk e mbulojnë dot makthin e Besës që po luajnë me kartat hapur: Të gjithë ose asgjë.

Ata në fakt e kanë kuptuar ankthin që e krijuan vetë kur për një plesht dogjën jorganin kur pra nga naiviteti politik i tyre rrezikuan kur e humbën Këshillin me dorën e tyre dhe tani mund ta humbin përgjithmonë kryetarin dhe bashkë me këtë edhe partinë.

Por ai që do që të jetë sërish Kryesues Këshilli pa shumë këshiltarë që kishte në garniturën e kaluar, përmes një spoti e tregon se është vetëm një si shumë të tjerë në listën e formuluar nga Adnan Azizi dhe sa më shumë që afron dita e zgjedhjeve aq më shumë i ngatërrojnë ngjyrat e këmishës që tjetër hekurosin dhe tjetër veshin.

Ata kanë humbur torruan, qetësinë dhe bashkë me këtë kanë humbur edhe busollën politike.

Njerëzit e kuptuan për tetë muaj kush ishin duke e shndërruar Tetovën në një zonë rurale dhe dhe komunën në shtab partiak, e që ditën shkonin në xhami e natën festonin duke pi raki. a.

Ata e degraduan Tetovën.

Për dallim nga këmisha e bardhë e bënë të Zi këtë qytet nga keqqeverisja.

Për kënd bie zilja në ora 8 dhe të shkoni në punë në ora 9? Për Besarin që pas ka 200 kontrata në vepër e që disa jetojnë në Gjermani e marin paga në Tetovë, apo për ata që punojnë kamarier në restorante vetëm pse janë të afërtë të Bilall Kasmit e që nuk guxon ti prek askush pa ardhur kurrë në punë?

Këmisha e bardhë e hekurosur nuk e rregullon komunën e Bilall Kasamit, që gjysma e administratës rri këmbëkryq në kafene e gjysma tjetër punojnë në punë tjera private.

200 militantëve të BESËS që marrin paga nga komuna e Tetovës nuk ju duhet as alarmi i orës 8 BESAR, as këmisha e bardhë e hekurosur që më pas të nisen me këmishën e kaltërtë, atyre ju vin rroga si Drilon Alimit duke qëndruar në Gjermani e merr paga në komunë.

Teuta iku bashkë me 400 kontratat e saja për 8 vite, Besar, Bilall Kasami ka bërë 200 kontrata për 8 muaj, kot që hekurosesh sepse tetovarët nuk e falin këtë tradhëti që ju bën Bilal Kasami bashkë me Adnan Azizin