Shumicën e kishe Bilall, pse e kërkon prap, tetovarët nuk mashtrohen (VIDEO)

 

 

 

Shkruan: TetovaSot

Erdhi në krye të qytetit të madh me përkrahjen e kujtdo dhe aty më pas cdo gjë u ndal.

Politikani i përmasave të vogla Bilall Kasami e kuptoi se nuk është e lehtë të menaxhosh një qytet kaq të rëndësishëm, plot lavdi dhe një kryeqendër të shqiptarëve.
Në tetë muaj gënjeu dhe nuk realizoi asnjë projekt, asnjë premtim. Disa metra rrugë në Strasho Pinxhur që i “bëri” edhe ajo nuk ishte projekt i tij.

Më pas ndodhi ajo që kurrë nuk imagjinohej, Tetova për herë të parë të shkon në zgjedhje për Këshillin me fajin e Bilall Kasamit. Në fakt ai ishte figura kryesore që e prishi atë Këshill në momentin kur ai e kishte shumicën.

Përse u desht ta bënte këtë dhe përse nuk u tregon të vërtetën tetovarëve prej të cilëve kërkon mbështetje për listën e këshilltarëve kur ai për shkak të paaftësisë së tij, rrënoi gjithçka.

Ai, pra Bilall Kasami , politikani i përmasave të vogla që do të drejtojë një qytet të madh dhe të rëndësishëm duhet tu thotë haptazi qytetarëve të Tetovës se ishte ai që e prishi Këshillin duke mos e votuar llogarinë përfundimtare.

Ky mashtrim i hapur bëri që shumë këshilltarë të mos jenë më në listën e re të Adnan Azizit dhe kjo krijoi një pakënaqësi në vetë rradhët e Lëvizjes Besa dhe koston e atij gabimi do ta paguajnë këtë fundjavë.

Bilall Kasami të cilin të tjerët e bënë kryetar të Komunës së Tetovës në fushatë drejton akuza për gjëra që i bëri vetë. Edhe Këshillin e prishi vetë sepse e kishte atë me VMRO-DPMNE-në por a po kërkon tani ta ketë edhe një partner tjetër sic është Levica?

Por problemi i Kasamit në gjithë këtë histori dështimesh është se ai nuk arriti të bëjë asnjë projekt për shqiptarët. Ai këtë dështim tenton ta mbulojë përmes gjërave të paqena dhe gjithë kjo e dërgon tek vetë ai.

Pra nëse kërkon fajtorin se kush e prishi Këshillin që e kishte , duhet më parë ti drejtohet vetvetes.

Dështimi ka emër dhe ai quhet Bilall Kasami.

Tetova nuk ka parë kurrë poshtërim më të madh se sa tani kur mendje të cekëta politike tentojnë të bëjnë lojëra të mëdha politike me kapacitete të vogla.

Besa e Bilall Kasamit është tashmë e dëshmuar si një parti që konfliktet i ka të hapura me secilën parti shqiptare dhe dyert e bashkëpunimit i mban me të tre partitë maqedonase siç bëri me LSDM-në në zgjedhjet Parlamentare dhe siç bashkëpunoi me partitë tjera për të ardhë në kreun e Komunës me të cilën i ka hasur sharra në gozhdë.

Bilall Kasami është i vetmi politikan që kurthin që ia bën vetvetes kthehet tua drejtojë gishtin të tjerëve. Këshillin e prishi vetë ndërsa në fushatë tenton të tregohet si një “viktimë” se këtë ia bënë të tjerët.

Ja përse Tetova nuk meriton ta zgjasë kontratën me politikanë të tillë dështakë dhe të paaftë për të adminustruar atë.

Nëse ai nuk e votoi llogarinë përfundimtare për të shmangur zgjedhjet e pjesëshme për Këshillin, atëherë janë qytetarët që do votojnë llogarinë përfundimtare politike të tij. Tetova nuk duron tekat e politikanëve naivë që e degradojnë qytetin e tyre për pazare politike sidomos me parti maqedonase.

Andaj tregoju tetovarëve dhe bestarëve se ti e kishe shumicën dhe e prishe këshillin.

Bëhu burrë njē herë në jetë sepse tetovarët e dinë kush je ti.