Shpërthimi në bazën ruse në Krime, raportohet për një të vdekur

Kreu i Krimesë, Sergej Aksyonov, tha se një person ka vdekur si pasojë e shpërthimit më herët të martën.

Shpërthimet tronditën një bazë ajrore ruse pranë vendpushimeve bregdetare në gadishullin e aneksuar të Krimesë, duke plagosur pesë persona sipas autoriteteve lokale.

Ministria ruse e mbrojtjes pretendoi se shpërthimi i disa depove të municioneve të aviacionit kishte shkaktuar zhurmën e madhe që u dëgjua, njoftuan agjencitë ruse të lajmeve, por se nuk kishte të lënduar.