Londër, 11 Gusht – Nga data 31 korrik deri më 7 gusht 2022, në Londër të Britanisë së Madhe u mbajt TEENEAGLE INTERNATIONAL ENGLISH COMPETITION – FINALJA GLOBALE. Numri i nxënësve që morën pjesë ishte rreth 400 nga 27 vende.

Faza finale botërore ishte për më të mirët nga më të mirët. Pjesëmarrësit kaluan 8 ditë në Londër, Britani e Madhe dhe konkurrojnë në fushat e mëposhtme: Kuizi i njohurive, Sfida e të shkruarit, drejtshkrimi, të folurit bindës, shfaqje talentesh dhe film i shkurtër. Ndërmjet garave, të gjithë pjesëmarrësit ndjekin klasa ekskluzive të komunikimit në gjuhën angleze.

ShMP “Jahja Kemal” ngriti flamurin e Republikës së Maqedonisë së Veriut para skenës ndërkombëtare dhe përfaqësuan me krenari vendin tonë, garuesit tanë u rikthyen me 4 medalje ari, 2 argjendi dhe 3 bronzi.