Shamia e Albinit dhe karrigia e pushtetit

Nedai Shaholli

Së fundmi në Kosovë është hapur një debat i panevojshëm mbi bartjen e shamive nëpër shkolla, ku i kërkohet qeverisë të anulojë ligjin për ndalimin e Shamive për nxënëset e shkollave fillore dhe sipas Albin demagogut duhet të ketë një limit deri në moshën 16 vjeçe të vajzave që mbi këtë moshë ato mund të mbajnë shamitë sipas dëshirës.

Por, nuk është ky problemi i popullit po është problemi i Albinit pasi mbështetja ndaj tij ka rënë dhe duhet sajuar një problem për të tërhequr vëmendjen nga problemi shekullor me Serbinë në veri të vendit, ku siç u bë e ditur ai e shtyu vendimin për targat në kufi me Serbinë pas ndërhyrjes amerikane dhe për pasojë mund të rrëzohet qeveria e tij në shtator me ç’rast ai po loz me kartën e shamisë për t’i tërhequr dhe manipuluar besimtarët.
Siç thonë njohësit e rrethanave brenda VV po kristalizohet gjithmonë e më shumë linja ekstemiste fetare. Kjo linjë është ajo që po e mbështet dhe e financon Albin trimin edhe nga qarqe ndërkombëtare ku krahu i dikurshëm nacionalist tashmë është zhbërë dhe nuk duket gjëkundi.

Tani Albini trimi për të qëndruar në këmbë stisi këtë debat të panevojshëm dhe përçarës përmes shamisë, si levë për shpëtim e qeverisë së tij nga problemet e mëdha ekonomike dhe politike siç është veriu i vendit.
Albin trimi nuk flet më për arrestimin dhe ndëshkimin e bandave të klani Pronto as të atyre kusarëve dhe hajdutëve që e kishin kapur shtetin dhe duket sikur ka bërë paqe me ta, të zhvillojnë të lirë ekonominë e tregut dhe marrëdhëniet tregtare të oligarkëve me tregun serb që gjithmonë e më shumë ‘po mbyt’ me mallra ‘made in Serbia’ tregun vendor.

Ndaj, Albin trimi rregullo njëherë punët me hajdutët e klanit pronto, mos i lër të livadhisin pastaj vazhdo me reciprocitetin ndaj Serbisë pa lëshime, pastaj merru me ligjin për ‘shamitë’ që duket se është ligj për ‘Albin shaminë’ pasi i djeg prapanica e tij nga rënia e mbështetjes në popull si demagog që nuk realizoi atë që u premtoi qytetarëve të Kosovës dhe nuk i dhemb dëshira e besimtarëve për bartjen e shamive!

Shamia është fasada pushteti është thelbi i Albin sharlatanit!